KËSHTJELLAT

Në territorin e Shqipërise, gjenden një varg kështjellash, të cilat datojnë që prej periudhave antike e deri në mesjete. E veçanta është, se, disa prej tyre vazhojnë të banohen edhe në ditët tona., siç është rasti i kalasë së Beratit. Ndër më të rëndesishmet janë Rozafa, Lezha, Gjirokastra, Butrinti, Porto – Palermo, Kruja, Petrela, Kanina.

Gjendet në një distance prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm gjendet poshtë vendgërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër – Kosovë. Në antikitetin e vonë ishte njera prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën. Në shek IX. Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të mbretërisë së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek e XIII si një fortesë bizantine. Qyteti arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësi nga Shkodra. Në vitin 1442 Drishti ra në duar të Venedikut, më pas u morr nga Skënderbeu dhe në fund u pushtua nga Turqit në 1478. Kalaja gjendet në një kodër 800 metra e lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit që formojnë një lagje.

Ngrihet mbi një kodër shkëmbor, në perëndim të qytetit të Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujërave të tre lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Kalaja ka origjine ilire dhe historiani Tit Liri e permënd “ si vendi më i fortë i Labeatëve” ( fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës). Mbretëresha ilire Teuta, e ka përdorur atë, si bazë në luftërat kundër Romës. Emri Rozafa del në mesjetë. Me këtë emër lidhet legjenda që ka në qendër “ mbajtjen e fjalës së dhënë”. Subjekti është murosja e Rozafës, nuses me të re të tre vellezërve, që ngrinin muret e kalasë, por që shembeshin natën. Në hyrje të kalasë ndodhet bazorelievi i Rozafës. Uji gëlqeror që depërton tek hyrja kryesore, lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafës , i cili u la jashtë gjatë murosjes, për të ushqyer foshnjen e saj. Formën e sotme, kalaja e ka marrë gjatë periudhës së sundimit të familjes feudale të Balshajve ( shek XIV) . Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin përiudhes veneciane, sidoqoftë, shihen gjurmë edhe te periudhës së osmaneve ( shek XVI – XVII) dhe Bushatllinjve ( shek XVIII – XIX). Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe rrethojne një sip. prej 9 hektaresh. Rozafa mbas një rezistence të fuqishme ra nen sundimin Osman, në vitin 1479. Objekte të tjera brenda kalasë janë çisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII, e cila pas pushtimit Osman u kthye në xhami. Po kështu, aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, që shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Elbsasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ajo është një prej pikave kryesore turistike pranë Tiranës. Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmbor, sipër fshatit me të njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojuese. Ndërtimi i parë i saj, i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme daton në shekullin e XV. Kalaja e Petrelës bënte pjesë në sistemin sinjalizues dhe mbrojtës së kalasë së Krujës. Këto kala komunikonin me njëra- tjetrën nëpërmjet zjarreve. Kjo kala ka qënë nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit. Sot në ambjentet e kalasë ka shërbim restoranti. Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.

Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana familjes feudale të zonës, Topiajve. Kalaja është shpallur “monument kulture”. Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore. Kulla e sahatit është ngritur rreth viteve 1800 – 1850. Ajo shquhet për pozicionin mjaft të bukur, duke kontrolluar fushën e Tiranës. Po kështu, përballë saj ndodhet kalaja e Krujës. Kjo kala ndodhet fare pranë aeroportit ndërkombetar “Nënë Tereza “ të Rinasit. Në kala ndodhen restorante dhe lokale shërbimi.

Është objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V-VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë, përkatësisht veri –lindje, ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësin.
Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të keshtjellës. Muzeu është përuruar në vitin 1982. Krahas stendave që shpjegojnë veprimtarinë e Skenderbeut në muzeum ndodhen edhe biblioteka, dokumente dhe botime që lidhen me figurën e Skënderbeut. Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si harqe guri, piktura në xham, etj.
Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë. Në perëndim të kështjelles ruhet edhe hamami i shek XV.

Ngrihet në majë të kodrës me lartesi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa ne vitin 1522, pas pushtimit Osman, u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet interesante për tu vizituar, janë; rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin jug lindor me një hark romak, dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Ndodhet ne kepin e Rodonit. Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë Kombëtar Skënderbeu, duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjelle. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullaketa. Në vitn 1500 kalaja u pushtua nga Venediku. Si rezultat i veprimtarive abrazive të ujërave të detit, një pjese e mureve janë zhytur nen ujërat e detit Adriatik. Sot vizitoret mund të shikojnë muret e jashtme të anes së djathte, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.

Ngrihet praneë fshatit të Bashtovës, në një distance prej 3-4 km ne veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin e XV dhe u ka shërbyer Venecianeve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin, si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin e XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.

Është një kala mesjetare e ndërtuar në shek XV, por mendohet mbi themele antike. Bien në sy frengjitë për vendosjen e topave, si dhe format e kullave që janë poligonale. Kalaja ndodhet pranë lumit të Shkumbinit dhe ka kaluar në tre periudha rindërtimi.

Është një kala fushore në qytetin e Elbasanit. Ajo përmendet për herë të parë nga Kristobuli, historian i Mehmetit të II. Në shekullin e XVIII, qyteti u vizitua nga kronikanti otoman Evlia Çelepiu, i cili bëri përshkrimin e kalasë. Objekt studimi i plotë, kalaja, u bë nga arkeologët austriakë Prashniker dhe Shober, të cilët e vizituan gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata konstatuan se poshtë mureve mesjetare kishte fortifikime të periudhës antike. Kalaja ka formë katerkendore me përmasa 308 x 48 metra. Nga 26 kulla që ka patur, sot ruhen vetëm 8 prej tyre. Në periudhën e vonë antike, qyteti brenda kalasë me emrin Skampini, nisi jetën e vet si qendër banimi pranë rruges “Egnatia”. Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike. Sot, muret brenda kalasë janë të banuara. Aty gjenden edhe objekte të rëndesishme kulti si të besimit mysliman, ashtu edhe të atij kristian.

Ndodhët pranë qytetit të Patosit. Kjo është një kala e periudhës antike. Ajo ngrihet në majë të nje kodre dhe i përket shek VII .B.C. Kalaja e Margelliçit bënte pjesë në sistemin mbrojtës satelit të qytetit antik të Bylisit. Kalaja ka qënë gjithashtu edhe objekt i një beteje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin e IV A.D. me gjithatë, aty janë zbuluar gjurmë që të periudhes ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III B.C. Gjurmë të mëpasshme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek e V A.D dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani në 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektare. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.

Është një kala e vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur, në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos ( në antikitet e njohur si gjiri i Panoramës). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparoit. Kalaja ka formë pesëkëndore. Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Lartësia e mureve arrin në 20 metra. Ali Pashai e ndërtoi këtë kala për nder të së shoqes, Vasiliqisë, por, në të njëjtën kohë edhe si pikë kontrolli. Gadishulli ku gjendet kalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare të gjelbërta, ndërsa nga bedenat, hapet një pamje mjaft e bukur e detit, ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej Vasiliqia.

Kalaja e Beratit është ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim proto urban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë, me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike dëshmojnë, se, prej këtij viti, kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në dokumenta të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashtë Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve). Një nga monumentet më të bukur dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare, është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi, ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro-Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj, e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum. Anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe, ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m. Brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m, ndërsa dy të tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m (Berati, Historia dhe arkitektura, Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera, Kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla, të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE dhe së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). kalaja e Beratit ka qene e pajisur me 24 kulla, te cilat se bashku me muret i perkasin periudhave te ndryshme te ndertimit, qe nisin qysh nga shekulli i IV (pas krishtit, p.k). dhe perfundojne gjate kohes se sundimit te Ali Pashes ( 1813 -1821 ) Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, si: sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur Fusha e Madhe, etj. Ndërsa pjesën më të madhe të këtij oborri të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, baçesh dhe shtëpi banimi, të cilat përbëjnë lagjen e quajtur Kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht, ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementëve përbërës të saj, është ajo e anës juglindore. Pasi kalon në të, futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë, pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku (Apollon Baçe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet një monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I, Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë emër “Porta e Mihal Komnenit”.